Kanë filluar të shpërndahen ftesat për evenimentin që do të mbahet më 1 Mars në Barcelonë nga Samsung, ku kompania mendohet se do të prezantojë telefonin e mençur Galaxy S6. Përveç pajisjes Galaxy S6, Samsung mendohet se do të prezantojë edhe modelin S Edge, një telefon i mençur me ekran të lakuar të ngjashëm me modelin Samsung Galaxy Note Edge.
Samsung Galaxy S6 pritet të posedojë ekran 5 inç apo edhe më të madh me rezolucion 1440 x 2560 piksela, procesor tetë- bërthamor Exynos 7420/Snapdragon 810 me 3GB RAM. Po ashtu, Galaxy S6 është thënë se do të bartë kamerë 20 megapiksel në pjesën e pasme të pajisjes, si dhe një kamerë frontale me 5 megapiksel të përshtashme për ‘selfie’.
Pra, më 1 Mars ne mund do të shohim pamjet e para zyrtare të telefonit të mençur Samsung Galaxy S6./itShqip
Kurti vendos gurthemelin e shkollës së re “Nuhi Gashi&...
Miftaraj: Disa këshilltarë të Kurtit merakli të tregtisë me ...
Cakolli: VV mban barrën kryesore të krizës aktuale, por as o...
Ish-shefi i CIA-s zbulon vendin evropian që mendon se Putini...
Qeveria e Luksemburgut pritet të nënshkruajë marrëveshje të ...
Rruga 3.6 km që po zgjat sa një autostradë , rreth 2 milionë...