Një rrjedhje e re e Samsung Galaxy S20 + ka arritur para lansimit zyrtar më 11 shkurt.
Këtë herë ajo vjen nga Max Weinbach nga XDA-Developers, dhe është një video e e pajisjes reale, nga çdo kënd i mundshëm.
Mund të shohim disa nga detajet në dizajn, dhe gjithashtu konfirmohet se porti i kufjeve nuk do të përfshihet, të paktën në këtë variant.
Kjo video na lejon të shohim sensorin ultrasonik në ekran, kornizat e vogla rrethuese dhe kamerën e vetme selfie në anën e përparme të pajisjes.
Në anën e pasme, vërehet modeli i ri i kamerës me të gjithë sensorët.
Një imazh i rrjedhur gjithashtu na tregon se përdoruesit do të kenë mundësinë e përdorimit të niveleve të larta të rifreskimit 120Hz në ekranin e kësaj pajisje, ose një normë standarde të rifreskimit 60Hz.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin