Rrjetet sociale janë një mënyrë e shpejtë komunikimi. Por është edhe e dëmshme. Kjo për shkak të intensitetit të madh të marrjes dhe përpunimit të mesazheve në një kohë të shkurtër nga truri.
Mediat sociale kanë ndryshuar formën e komunikimit tek njerëzimi dhe duken të domosdoshme. Por kjo gjë ka pasojat e saj. Sipas studimeve të fundit, rezulton se komunikimi në rrjetet sociale nuk është pa pasoja në trurin tonë, por edhe në shpirtin kritik. Nuk është e shëndetshme për trurin tonë të jesh vazhdimisht i bombarduar nga mesazhe.
Sipas Lamberto Maffei, një prej ekspertëve më të mirë në Neuroshkencë, rrjetet sociale janë si një protezë për trurin dhe zhdukin pothuajse fare sensin kritik. Kjo pasi truri pushtohet vazhdimisht dhe vazhdimisht nga mesazhe pafund, në shumicën e rasteve edhe të njëjtat lajme, duke qenë se shpërndahen pothuajse njësoj nga Facebook, Twitter dhe Tv.
Kur këto mesazhe bombardojnë njeriun vazhdimisht në mënyrë të përsëritur, krijohet një si protezë e mendimit. Me celularët është krijuar tashmë një simbiozë e pashmangshme dhe rreziku është pikërisht humbja e kritikës qytetare, duke preferuar të ndjekësh atë që bërtet më fort në media, shkruan klanplus. Sipas ekspertit, duhet të edukojmë brezat e rinj me përgjegjësi dhe të kultivojmë të ta vlerat e të lexuarit, të mendimit dhe të shkencës.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...