Qysh në nëntor të vitit 2022, Hyundai dhe Kia prodhuan prototipin e parë të robotin për transportim mallrash dhe tani është prezantuar varianti i ri dhe i fundit.
Roboti i quajtur DAL ka për qëllim të kryejë detyra shpërndarjeje, veçanërisht në mjedise komplekse si zyra dhe qendra tregtare, transmeton Telegrafi.
DAL-e Delivery – siç lexohet emri i plotë i robotit – ofron shërbime efikase dhe të besueshme të dorëzimit të dërgesës, për të siguruar që klientët të marrin mallrat e tyre shpejt.
Për të përmirësuar stabilitetin e drejtimit, DAL-e Delivery është projektuar në formën e një shtylle katrore me qoshe të rrumbullakosura dhe një qendër graviteti në fund.
Sensorët janë të integruar në mënyrë diskrete dhe dizajni i sofistikuar i jep DAL-e Delivery një pamje mjaft tërheqëse.
DAL-e Delivery bazohet në katër module Plug & Drive (PnD), një zgjidhje që kombinon motorin me drejtimin, pezullimin, sistemet e frenimit dhe sensorët mjedisorë.
Mund të përshpejtojë deri në 1,2 m/s dhe përmban teknologji të avancuar të drejtimit autonom, për të njohur pengesat dhe për të lëvizur lehtësisht në zonat e ngarkuara.
DAL-e ka dimensione më të vogla se versioni i mëparshëm, por hapësira e brendshme e bagazheve është bërë më e madhe.
Me kapacitetin për të mbajtur deri në 16 filxhanë kafeje dhe për të transportuar sende me peshë deri në 10 kilogramë, ofron zgjidhje praktike për dërgimin e paketimeve të mëdha dhe të rënda.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...