Futurama mund të jetë vetëm tre vite larg, pasi një aeroport i Tokios ka vendosur që të vendosë një flotë robotësh për të mirëpritur të huajt që vijnë për Olimpiadën Verore në vitin 2020.
Aeroporti “Haneda” shpreson që të shpërndajë robotët deri në vitin 2020, ka theksuar menaxheri i terminalit të aeroportit Yutaka Kuratomi, shkruan “AFP”, transmeton portali arbresh.info
Të martën, aeroporti paraqiti shtatë makina të reja, të dizajnuara për të kryer detyra të ndryshme, nga lëvizja e bagazhit në ndihmë për përkthim.
“Ndërsa ne vlerësojmë punëtorët e kualifikuar, ne do të përdorim robotët për detyra të thjeshta në fushat ku ne mund të promovojmë efikasitet duke përdorur robotët”, tha ai.
Më Olimpiadën në horizont, qeveria pret të tërheqë 40 milionë vizitorë në vit. Megjithëse të huajt mbërrijnë më së shumti në aeroportin e Naritës, Haneda është aeroporti i dytë më i ngarkuar në Azi dhe i shërben shumicës së fluturimeve vendase./arbresh.info/
Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngja...
Osmani ia dorëzon flamurin e Kosovës skiatorëve Kryeziu e Ko...
Sarajeva i bashkohet procedurës penale në Milano pët `turist...
Vendimi i Kushtetutës për Rashiq, reagon Basha: Përmban gabi...
Numërohen mbi 85 % e votave, ky është rezultati
Kurti: Rruga drejt çlirimit të Kosovës është e shtruar me gj...