“A Space Odyssey”, një film i Stanley Kubrick i vitit 2001, do të lançojë të parin kanal televiziv në botë, me një definicion super të lartë 8K (Super High Definition).
Transmetuesi japonez NHK i ka kërkuar “Warner Bros.” të skanojë filmin origjinal në 8K për kanalin e tij të ri.
Pamjet “Super High Definition” 8K ofrojnë një rezolucion 16 herë më të madh sesa një televizion HD. Sidoqoftë, janë të paktë ata që kanë aktualisht televizorët e domosdoshëm, apo pajisjet për të marrë një transmetim të tillë.
NHK thotë se ka zhvilluar 8K, që e quan “Super Hi Vision”, që nga viti 1995. Përveçse rezolucion më të mirë të pamjeve, transmetimi mund të përfshijë 24 kanale audio për një eksperiencë të mahnitshme të tingullit.
NHK shpreson të transmetojë Lojërat Olimpike të 2020-s në Tokios dhe ato Paraolimpike duke përdorur këtë format. Prodhuesit e televizorëve, përfshirë Samsung dhe LG, kanë paralajmëruar nxjerrjen në treg të seteve televizive 8K, por ato mbeten shumë të shtrenjta për përdorim të gjerë.
Kanali i ri i NHK, “BS8K” do të transmetojë rreth 12 orë program në ditë. Programi i parë, në orën 10 sipas orës lokale, do të jetë një transmetim informativ, që do të përmbajë edhe një përmbledhje të transmetimeve të ardhshme në kanal./tch
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...