Një jetë e dytë për Galaxy Note 7, pajisja e Samsung që u tërhoq nga tregu për shkak të rrezikut të shpërthimit të baterisë.
Kompania do të nxjerrë një prodhim ‘për fansat’ veçanërisht në tregun koreanojugor. Të paktën kështu shkruan Wall Street Journal.
Bëhet fjalë për pajisje të riprodhuara me përbërës të tjerë të brendshëm. Versioni i ri do të quhet Galaxy Note 7 FE (Fandom Edition) dhe hyn në treg më 7 korrik, shkruan e përditshmja amerikane. Fillimisht do të shitet në Korenë e Jugut, janë rreth 400 mijë njësi, por një sasi pak më e ulët do jetë e destinuar dhe për vendet e tjera. Çmimi do të jetë rreth 618 dollarë.
Në fakt, që në fund të marsit Samsung kishte planifikuar shitjen e Galaxy Note 7 në kushte të reja, por nuk kishte dhënë asnjë detaj për këtë veprim.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...