Porositja e një telefoni të mençur nga mega-marketët për blerje në internet u shndërrua në një makth për një njeri nga Kolkata pasi gjeti një sapun brenda kutisë së telefonit.
AD Aftarul, 48-vjeçar, një operator lokal i kabllove televizive mori një telefonatë nga postmasteri Kishori Mohan Das se një porosi kishte mbërritur në emër të tij. Por kur ai e hapi kutinë , gjeti një sapun për larje, transmeton lajmi.net.
Sipas një raporti në internet, zyrtarët e policisë thanë se kishin kërkuar një shpjegim nga shitësi me selinë e tij në Thane.
E njëjta gjë i kishte ndodhur edhe një personi më herët. Një person, i identifikuar si Nagaralli, u trondit kur gjeti një sapun me ngjyrë rozë në kuti, në vend të një telefoni të mençur.
Zhegrova feston 27-vjetorin në finalen historike ndaj Turqis...
Tronditëse në Itali/ Ishte vrarë nga ish-partneri i saj, per...
Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen...
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...
Presidenti Macron vizitë zyrtare në Japoni, lufta në Lindjen...
Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, plani...