Yuki Nakajima, zëvendëspresident i Toyotas, zbuloi këtë fundjavë në një tubim në Japoni se kompania po punon për një gjeneratë të re Toyota Celica, e cila duket të jetë një veturë elektrike.
Nakajima ishte shumë i qartë para qindra shikuesve në tubimin e përmendur në Japoni, raportoi media britanike Autocar.
“Ne jemi duke punuar për Celica (të re). Ka shumë njerëz në kompani që presin me padurim Toyota Celica. Pyes veten nëse është në rregull ta them këtë në një forum publik, por ne po ndërtojmë një Toyota Celica të re”, pohoi ai.
Nakajima nuk dha asnjë informacion teknik për modelin e ri, por të gjitha indikacionet tregojnë se Toyota Celica e re do të bazohet në konceptin Toyota FT-Se.
E vetmja gjë që dihet për këtë prototip, që u spekulua se do të bëhet Toyota MR2 e re elektrike, është se do të ketë bateritë elektrike të gjeneratës së tretë të markës, të cilat kompania thekson se do të jenë shumë më të lehta se ato aktuale.
Përveç kësaj, spekulohet se vetura elektrike e prodhimit që rrjedh nga Toyota FT-Se Concept mund të ketë një transmision manual revolucionar deri në 14 marshe, të cilin prodhuesi japonez është duke e zhvilluar.
Kupa e parë sportive Toyota Celica u shfaq në vitin 1970, dhe gjenerata e fundit u shit deri në vitin 2006. /Telegrafi/
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...