Pas gati katër vjetësh në lansimin e hershëm, loja e zhanrit ‘survival’,“The Forest”, më në fund do të lansohet si version i plotë me 30 prill.
Siç është njoftuar më parë, versioni i plotë 1.0 do të ketë një ngritje të çmimit prej 14.99 $ në 19.99 $. Versioni i plotë do të përfshijë gjithashtu edhe mbështetjen e kontrolluesit, ndërtesat e reja dhe një listë të gjatë me rregullime të përformancës, transmeton Telegrafi.
Premisa e lojës “The Forest” është se ju jeni njeriu i vetëm që i ka mbijetuar një aksidenti ajror , të bllokuar në një ishull të populluar nga kanibalët. Ju do të preni pemët për dru, do të zini peshq për ushqim, do të ndërtoni vende strehimi dhe do të eksploroni një rrjet të shpellave nëntokësore dhe liqeneve.
Armiqtë në lojë do të jenë të agresiv dhe do t’ju sulmojnë vazhdimisht kohë mbas kohe, kështu që nuk do të jeni në gjendje që t’iu përballoni shumë prej tyre për një periudhë të gjatë kohore, por gjithashtu ka edhe një mënyrë paqësore për ata që dëshirojnë një eksperiencë më të qetë relaksuese.
Loja është zgjeruar më shumë që nga lansimi i hershëm në vitin 2014 sidomos në metodën e bashkëpunimit dhe sistemin e saj të fortë të ndërtimit. Nëse nuk e keni luajtur gjatë këtyre viteve atëherë ja vlen që ta provoni përsëri për të parë se si ka ndryshuar. /Telegrafi/
Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...
Prishtinë: Tre të mitur kapen në flagrancë duke tentuar të v...
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një h...
Igli Tare vihet pas yllit të Atletico Madridit për ta përfor...
“Kam përfunduar 8 luftëra”, Trump: Po i afrohemi një zgjidhj...