Njerëzit kryesor të kompanive kineze OnePlus, CEO Pete Lau dhe bashkë-themeluesi dhe drejtori i tregut global Karl Pei, njoftoi një bashkëpunim të mundshëm me operatorët e telekomunikacionit në SHBA.
Vetëm prania e kësaj kompanie në Panairin CES të këtij viti në Las Vegas shënoi synimin e kësaj kompanie për t’u zgjeruar në tregun e SHBA-ve, transmeton Indeksonline.
Lau dhe Pei, në një intervistë të dhënë gjatë CES, folën për bashkëpunimin e mundshëm me operatorët amerikanë në vendosjen e pajisjeve të tyre në atë treg, raportojnë Bug.
Ata konfirmuan se OnePlus po punon në një smartphone të ri që duhet të shfaqet në treg në tremujorin e dytë të këtij viti, vetëm në kohën kur OnePlus 5 u shfaq vitin e kaluar.
Gjithashtu konfirmoi se ky smartphone do të ketë chip Qualcomm Snapdragon 845, i cili u lançua në dhjetor 2017./Indeksonline
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë