Një kohë kishte paqartësi rreth asaj se telefoni i ri premium i kompanisë Nokia do të quhet Nokia 8 ose Nokia 9. Tash përfundimisht e dimë se cili opsion ka qenë i saktë, pasi që Nokia 8 është zyrtarizuar këtyre ditëve.
Gjatë publikimit të telefonit Nokia 8, përfaqësuesi i kompanisë HMD Global ka bërë të ditur se një telefon me ekran më të madh se sa Nokia 8, është aktualisht në zhvillim për të përmbushur kërkesat e të gjithë përdoruesve, transmeton KosovaPress.
Telefoni, ende i pa publikuar, me siguri se do të quhet Nokia 9. Ai, sipas skemave, do të ketë skaje të holla rreth ekranit, sensor të skanimit në anën e pasme.
Raportet flasin se pajisja do të ketë procesor Snapdragon 835, 6GB deri 8GB RAM-a, skaner për sy dhe certifikatë IP68.
Po ashtu, karakteristikat e këtij telefoni premium do të ndikojnë edhe në çmimin e tij, i cili pritet të jetë rreth 750 euro.
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu
Krijohet Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Arsimore në Shqipër...
“Të rihapet Ngushtica e Hormuzit”, gjashtë shtete dalin me n...
Foda optimist para ndeshjes me Sllovakinë, flet edhe për tif...
Ushtarët amerikanë, zviceranë e gjermanë ushtrojnë bashkë në...
Pas Rey Manajt, edhe Mirlind Daku mungon ndaj Polonisë