Titanët e teknologjisë botërore janë zënë në një pozitë aspak të lakmueshme.
Indeksi i përbërë i Nasdaq ka rënë për 4.4 përqind gjatë ditës së mërkurë, në vlerën më të ulët për shtatë vjet, duke zhdukur pothujase 33 miliardë dollarë nga 61 njerëzit më të pasur të teknologjisë, shkruan Bloomberg, transmeton portali arbresh.info
Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, drejtor ekzekutiv i Amazonit, ka humbur 8.2 miliardë dollarë, duke ulur kështu vlerën e tij neto në 138 miliardë dollarë, ndërsa drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerbeg ka humbur 3.2 miliardë dollarë.
Bashkëthemeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, humbën 4.5 miliardë dollarë.
500 njerëzit më të pasur të renditur në indeksin e Bloomberg humbën një total prej 71 miliardë dollarësh./arbresh.info/
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...