Kompania Samsung ka nisur të pranojë porositë e para për Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus, ndërsa para-shitja është e mundur brenda katër operatorëve kryesorë mobilë në Amerikë dhe përmes Best Buy.
Ata të cilët do të porositin njërin nga dy modelet e reja të telefonave të mençur Samsung, pajisjet mund t’i presin deri më 21 prill, kur S8 dhe S8 Plus zyrtarisht do të jenë të qasshëm në shitore, transmeton KosovaPress.
Çmimet e Galaxy S8 dhe S8 Plus ndryshojnë nga shitorja në shitore, por kryesisht sillen rreth 700 euro për S8 ose rreth 800 euro për S8 Plus. Ata që do të blejnë përmes Best Buy mund të kursejnë rreth 90 euro.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...