Microsoft dhe përfshirja e teknologjisë nëpër institucionet shkollore dhe në administrata publike, ndihmon shumë në rritjen e cilësisë, qeverisjes dhe transparencës tek publiku.
Kështu u tha në hapjen e “Java Industriale e Microsoft”, ku u përmend nevoja për përfshirjen e Microsoft-të në të gjitha vendet e punës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve.
Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, tha se ne jemi duke jetuar në një kohë moderne dhe përfshirja e teknologjisë do të përmirësoj dukshëm cilësinë në arsim. Për këtë ai kujtoj se tashmë kanë nisur bashkëpunimin me kompaninë e mirënjohur Microsoft, dhe do të vazhdojnë këtë bashkëpunim deri sa digjitalizimi të shtrihet në të gjitha shkollat dhe universitetet.
I pranishëm në hapjen e “Java Industriale e Microsoft”, ishte edhe ministri i Administratës Publike,Mahir Jagcilar, i cili tha se aplikimi i teknologjisë ndihmon në rritjen e transparencës por edhe të ndërgjegjësimit nga ana e administratës publike, me çka edhe rritet efikasiteti i ekipeve.
Se përfshirja e Microsoft ndihmon në qeverisje më te mirë dhe në rritjen e transparencës, e tha edhe menaxheri i “Microsoft” për Kosovë dhe Maqedoni, Stefan Planlvjanski, i cili shtoi se beson që bashkëpunimi i tyre me qeverinë në përgjithësi ndihmon shumë në përmirësimin dhe ngritjen e kapaciteteve.
Vendimi ZRrE-së për biznese, alarmon Ilir Ibrahimi: Aty ku k...
Neymar kërkon falje për kartonin e kuq në ndeshjen kundër Bo...
Hidhet shorti: Gjyqtarët që kanë në dorë “fatin” e Berishës ...
Shpërthen vullkani Etna në Itali
Në prag të 30-vjetorit të gjenocidit, Osmani u ndan Medaljen...
Rrahmani shpallet mbrojtësi katërt më i mirë në botë