Apple ka njoftuar datën e ngjarjes së saj të ardhshme të madhe: 9 shtator 2024.
Ngjarja, e cila ka titullin “It’s Glowtime”, do të zhvillohet në Teatrin Steve Jobs në Apple Park, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Gjatë shfaqjes, kompania pritet të lansojë linjën e iPhone 16.
Ndryshimi i madh në iPhone 16 dhe 16 Plus pritet të jetë një kalim në një sistem kamerash të rreshtuar vertikalisht në anën e pasme.
Telefonat iPhone 16 Pro dhe 16 Pro Max mund të kenë ekrane më të mëdha.
Ata telefona mund të vijnë edhe në një ngjyrë të re bronzi.
Inteligjenca Artificiale dhe veçoritë e Apple Intelligence të kompanisë ka të ngjarë të jenë gjithashtu një pjesë e madhe e ngjarjes së Apple. /Telegrafi/
Vijon puna për izolimin e zjarrit në Elbasan
Më 8 korrik hapet pishina e Gërmisë
Tre të lënduar nga aksidenti mes tri automjeteve në rrugën P...
Përurohen dy linja të reja ajrore direkte midis Prishtinës d...
Arrestohen dy burra në Gjilan për vjedhje të rëndë dhe keqpë...
Aksident në Shipkovc të Mitrovicës, lëndohet shoferi i motor...