Sipas të dhënave nga kompania AdStage, pas ndryshimeve të algoritmit të ‘News Feed’, çmimi i reklamave në Facebook është rritur duke mos pasur prioritet përmbajtjen e publikuesve të ndryshëm.
Facebook njoftoi ndryshimin e ‘News Feed’ në janar dhe AdStage konstatoi se CPM-të [kosto për 1,000 përshtypje të reklamave] u rritën në 122 për qind në krahasim me muajt më parë, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.
Ndryshimi i algoritmit të Facebook do të thotë që më pak artikuj lajmesh dhe reklama janë duke u shfaqur tek përdoruesit, duke çuar në më pak përshtypje ndaj reklamave. Për më tepër, rrejti më i madh botëror njoftoi se në nivel global, përdoruesit mesatarisht shpenzojnë dy minuta më pak në ditë në platformë. Duke supozuar se reklamuesit kanë mbajtur konstant buxhetet e tyre në Facebook, kjo do të çonte në CPM më të larta për reklama në këtë platformë.
Vlen të përmendet se sistemi i reklamave në Facebook në fund të fundit është mekanik – është një proces ankandi që përcakton çmimet në bazë të kërkesës dhe konkurrencës dhe nuk është i njëanshëm ndaj blerësit, pavarësisht nëse është një markë e madhe apo një fushatë politike.
Megjithatë, ulja e përshtypjeve të reklamave nuk ka penguar që Facebook t’i rrit të ardhurat nga reklamat. Kompania fitoi 12.8 miliardë dollarë nga të ardhurat e reklamave në tremujorin e katërt të 2017-së. Për të siguruar që përshtypjet e ulura të reklamave nuk ndikojnë negativisht në fundin e saj, Facebook mundet të përqendrohet në rritjen e bazës së klientëve të saj në reklama përmes bizneseve të vogla, të cilat ai pret të jenë një kontribuues i madh në rritjen e ardhshme. /Telegrafi/
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...