Videot e gjata së shpejti do të jenë të disponueshme edhe në televizorët inteligjentë, ka njoftuar miliarderi Elon Musk.
Ky lajm vjen pas raportimit se rrjeti social X ka planifikuar që javën e ardhshme të prezantojë një aplikacion televiziv për përdoruesit e Amazon dhe Samsung.
Ndryshe, platforma ka prezantuar një version të hershëm të thirrjeve me audio dhe video për disa përdorues tetorin e kaluar, pasi Musk kishte thënë se po planifikon ta kthejë atë në një aplikacion që ofron shërbime të ndryshme nga mesazhet deri te pagesat.
Por, siç duket, veçoria e radhës e aplikacionit do të jetë shfaqja e videove në televizorë, shkruan Reuters.
“Së shpejti”, tha Musk në një përgjigje ndaj postimit të një përdoruesi në X se videot e gjata do mund të shikohen direkt në televizora inteligjentë.
Bëhet e ditur se në përpjekjen për t’u bërë një platformë video, X ka krijuar partneritete me ish-komentatorin e Fox, Tucker Carlson, dhe ish-moderatorin e CNN-, Don Lemon. /Telegrafi/
Coming soon https://t.co/JlnlSL7eS9
— Elon Musk (@elonmusk) March 9, 2024
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin