MSI në fillim të vitit paraqiti Trident 3 gaming PC, ndërsa kompania tash na sjell edhe edicionin e limituar në kuadër të minis-PC Trident 3 Arctic.
Përveç pamjes interesante “të akullt”, Trident 3 Arctic sjelle dhe përditësimin e performancës.
PC përdorë kartën grafike GeForce GTX 1070 GAMING, ndërsa ai lëviz me procesorin më të ri të Intel Kaby Lake.
Edhe pse ka arritur në formë të vogël, MSI Trident 3 Arctic për asgjë nuk mbetet mbrapa me tiparet e tij full-desktop. Këtu është mbështetja për VR, procesori Intel Core i7 (i7-7700 @3.6GHz) në kombinim me kartën grafike GeForce GTX 1070, memorie 16GB DDR4 2400MHz (maksimal deri në 32GB), 1x 256GB M.2 SSD + 1x 1TB 7200RPM HDD, etj.
MSI Trident 3 Arctic mini PC në fillim të prillit do të jetë në treg me çmim prej 1500 dollarësh.

Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB: Nga nesër nisin aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistri...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol