Qëllimi është të ndahet aktiviteti që kryhet në facebook me atë që kryhet online. Në momentin që logoheni në Facebook, uebsite do të futet në një skedë blu dhe çdo veprim do të bëhet aty.
Një extension i Firefox lejon të mbani aktivitetin tuaj në Facebook të ndarë nga navigimi në internet duke limituar kështu të dhënat që Facebook merr nga uebsajtet e tjerë tek të cilët ka akses.
Mozilla ka inaguruar këtë shtojcë në platformën e saj e cila jep mundësinë të ndalohet Facebook të gjurmojë sjelljet e përdoruesve online.
Quhet Facebook Container dhe shërben për të izoluar aktivitetin online nga ai në Facebook. Ky opsion e bën më të vështirë punën e Facebook në mbledhjen e informacionit nga sajtet e vizituara dhe në këtë mënyrë ndalon krijimin e reklamave në bazë të preferencave.
Qëllimi është të ndahet aktiviteti që kryhet në Facebook me atë që kryhet online. Në momentin që kyçeni në Facebook, uebsajti do të futet në një skedë blu dhe çdo veprim do të bëhet aty.
Ajo që Mozilla synon është të krijojë një grupim të lëvizjeve që bëhen në Facebook në mënyrë që këto mos të dalin jashtë saj dhe çdo klikim jo në Facebook të mos jetë i aksesueshëm.
Në këtë mënyrë Mozilla kërkon të ndalojë shfrytëzimin e informacioneve dhe të dhënave të përdoruesve të facebook të cilat përdoren për shitje tek palët e treta. /PCWorld Albanian
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...