Të dhënat nga një studim i vitit 2003 nga Universiteti i Barclays treguan se përplasjet fatale në ditët me shi trefishoheshin, por vetëm kur ato periudha me shi pasuan periudha të thata prej më shumë se tre javësh.
Arsyeja është grumbullimi i papastërtive në rrugë gjatë periudhave të thata, gjë që i bën rrugët më të rrëshqitshme kur janë të lagura.
Kur moti është i ngrohtë dhe me diell, në rrugë grumbullohen depozita vaji, yndyre, gome dhe pluhuri.
Sa më gjatë të zgjasë periudha e thatësisë, aq më shumë këto substanca do të grumbullohen dhe do të krijojnë një shtresë të hollë në sipërfaqet e rrugës.
Edhe dielli do të luajë rolin e tij dhe do ta ‘betonojë’ këtë mbetje papastërtish, por vetëm deri në shiun e parë.
Pra, pavarësisht se sa kohë nuk ka rënë shi, kur të fillojë të bjerë shi, bëni kujdes në trafik. Asnjëherë nuk e dini nëse ka pasur më shumë rrjedhje vaji apo yndyre në një vend të caktuar…
Siç e shihni, shiu po na anashkalon këto ditë/javë, ndaj kur lag rrugët, jini veçanërisht të përqendruar. /Telegrafi/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...