
“Mumja” - Kur Cruise dhe Wallis ndodhen në tunelin nëntokësor në Londër, ata ecin përgjatë binarëve para se një tren të kalojë përmes. Hekurudha e tretë, që mban me energji elektrike trenat nëntokësor të Londrës mungon, dhe nëse do të ishte aty, do t’i kishte “tronditur” të dy me elektricitet.
Ylli hollivudian, Tom Cruise dhe ekipi i xhirimeve të “Mission Impossible 7”, janë në karantinë në Venecia për shkak të coronavirusit të përhapur në Itali.
Aktori ka arritur në Venecia më 20 shkurt për të filmuar vazhdimin e shtatë të filmit, sipas Jerusalem Post, duke cituar aktorin britanik Simon Pegg.
Për shkak të frikës nga coronavirusi, ekuipazhi i filmit është izoluar në hotelin Gritty Palace. Ata do të qëndrojnë në karantinë të paktën deri më 2 mars, transmeton KP.
“Mission Impossible 7” pritet të dalë në kinema në korrik të vitit të ardhshëm, por nuk është e sigurt nëse termini do të pësojë ndryshime.
Sipas informacioneve të fundit, 1.128 persona janë infektuar me coronavirus në Itali dhe deri më tani 41 kanë vdekur.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...