Përdoruesit e sistemeve të vjetra operative Windows tashmë mund të shkarkojnë një përditësim i cili do ti mbrojë nga sulmet kibernetike me ransomware.
Në një hap të pazakontë Microsoft publikoi një përditësim të Windows XP, Server 2003 dhe Windows 8, ku secili prej sistemeve operative nuk mbështetet më nga kompania.
Përditësimi është i disponueshëm dhe për më shumë informacion Microsoft ka publikuar në blog detajet rreth WannaCry.
Ransomware i cili u përhap globalisht enkripton të dhënat dhe kërkon në këmbim të tyre 300 deri në 600 dollar në Bitcoin. Për fat të mirë përdoruesit e Windows 10-ës nuk ishin shënjestër e sulmeve të së Premtes.
Sapo infektohet një kompjuter, ai tenton të infektojë edhe të tjerë në rrjet. Bizneset mund të shmangin një sulm të mundshëm duke çaktivizuar Server Message Block. /PCWorld
Tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin ...
Parashikimi i motit për të shtunën
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...