Tentativat e Rusisë për sulme kibernetike kundër grupeve konservatore amerikane janë zmbrapsur. Kompania “Microsoft” thotë se, “hacker”-a rusë janë përpjekur të vjedhin të dhëna nga organizata politike, përfshirë Institutin ndërkombëtar Republikan dhe atë “Hudson”.
Por, këto tentativa janë zmbrapsur pasi stafi i sigurisë së “Microsoft”-it mori kontrollin e 6 “domain”-eve në rrjet, duke kopjuar faqet e tyre të internetit.
“Microsoft” tha se grupi i “hacker”-ave “Fancy Bear” qëndron pas sulmeve.
“Ne jemi të shqetësuar se kjo, por edhe përpjekje të tjera, përbëjnë kërcënime sigurie ndaj një serie grupesh të lidhura me partitë politike amerikane në prag të zgjedhjeve të vitit 2018”, tha “Microsoft” në një deklaratë.
Sulmi i zmbrapsur, sipas “Microsoft”-it synonte të tërhiqte njerëzit që të vizitonin “domain”-et kopje, gjë që do t’iu mundësonte “hacker”-ave të shikonin dhe vidhnin informacionet e “login”-it të tyre.
Përveç dy instituteve të përmendura më lart, “domain”-et e piratuara ishin të lidhura edhe me disa zyra në Senat dhe zyra shërbimesh.
Sipas “Microsoft”-it, e gjithë kjo pasqyron atë që ndodhi në vitin 2016 në SHBA dhe në zgjedhjet e 2017-s në Francë. Gjithçka ndodh pasi Shtetet e Bashkuara akuzuan 12 zyrtarë të kundërzbulimit rus se kishin piratuar rrjetet kompjuterike të përdorura nga Hillari Clinton dhe Partia Demokratike.
Rusia ka mohuar në vijimësi përfshirjen në zgjedhje, apo kryerjen e sulmeve kibernetike mbi institucionet amerikane.
Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri, mbi 4.6 milionë udhë...
Aksioni për manipulim zgjedhor në Malishevë: 68 persona të i...
Skandal zgjedhor në Malishevë/ Mbi 17 mijë vota të manipulua...
Prokuroria e Gjakovës: 15 kryesues të ndaluar për 48 orë për...
Barcelona luan për gjithçka ndaj Copenhagenit, Flick me “dhi...
Pezullohen nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që ...