Kur Sony prezantoi telefonin Xperia XA1 muajin e kaluar në kongresin botëror të telefonave në Barcelonë, kompania japoneze kishte njoftuar se telefoni do të dalë në shitje më 26 prill dhe do të kushtojë 300 dollarë.
Po ashtu, ishte sugjeruar se “vëllai” i tij më i madh Xperia XA1 Ultra do të dilte gjatë kësaj vere me çmim më të lartë. Megjithatë, duket se shitësit evropianë do të jenë në gjendje të sigurojnë rezervat e telefonit Xperia XA1 edhe më herët se sa që ishte pritur.
Shitësi britanik Clove ka konfirmuar se ky telefon i klasës së mesme Sony Android do të dalë në shitje më 10 prill, dy javë më herët se sa që ishte pritur. Clove tashmë ka nisur të pranojë porosi të telefonit Xperia XA1 me çmim prej 230 funta (280 dollarë).
Blerësit do të kenë mundësi të përzgjedhin katër ngjyra të këtij telefoni- të zi, të artë, të bardhë dhe vjollcë. Njëri nga adutët kryesor të shitjes së këtij telefoni do të jetë kamera kryesore me sensor prej 23 megapiksel.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK