Prodhuesi i makinave ”Mercedes-Benz”, pronar i gjermanit Daimler, njoftoi tërheqjen e 400 000 automjeteve në Britaninë e Madhe për probleme në hapjen e airbagëve.
”Tërheqja përfshin modelet Classes A, B, C dhe E si dhe CLA, GLA dhe GLC dhe përqendrohet në automjetet e shitura nga nëntori 2011 dhe korriku 2017″, sipas një zëdhënësi të ”Mercedes”.
Ky i fundit theksoi se problemi nuk lidhet me skandalin e prodhuesit japonez ”Takata”, që kishte tërhequr rreth 100 milionë airbagë në mbarë botën, përcjell Atsh.
”Mercedes” theksoi se kishte konstatuar në rrethana të rralla një problem teknik që mund të çojë në një shkarkesë elektrike që mund të shkaktojë hapjen e airbagëve.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...