Prodhuesi gjerman Mercedes, ka njoftuar se do të kthejë prapa tre milionë makina me naftë që janë shitur në Evropë, për shkak të ndotjes së lartë.
Gjatë muajit mars, ishin kërkuar të tërhiqen 250 mijë makina për të njëjtin problem, që ishin kryesisht nga modeli V-Class, transmeton “Telegrafi”.
Mirëpo, duke pasur parasysh se jo të gjitha po i përshtaten normave Euro 5 dhe Euro 6, është konsideruar kthimi gjigand i veturave, që do të fillojë javëve që vijnë.
Ky rast e dëmton kompaninë Mercedes me 220 milionë euro, ndërsa klientët do të kompensohen dhe nuk detyrohen të paguajnë asgjë.
Inxhinierët janë duke u angazhuar në krijimin e motorëve specialë, që lëshojnë shumë pak ndotje.
Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shte...
Dimal Basha: Zgjedhjet parlamentare ishin të lira dhe demokr...
Rashford dëshiron qëndrimin te Barça: Jam këtu për të fituar...
Dhjetë miliarderët më të pasur të teknologjisë në SHBA
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar