Biohax ka implementuar me sukses një projekt për instalimin e çipave nënlëkurë në Suedi. Rreth tre mijë njerëz vendosën ta instalojnë atë, dhe autoritetet lokale u dhanë mbështetje duke prezantuar mundësinë e pagimit të një bilete treni përmës çipit. Tani, Biohax po shpreson për një përparim të madh në tregun e BE-së.
Sipas Euroneës, rradhën e ka Italia, transmeton portal arbresh.info
Eric Larsen, suedezi në në krye të kompanisë në Itali , deklaron se pritet vetëm miratimi i Ministrisë Italiane të Shëndetësisë. Pas marrjes së miratimit, pritet që 2,500 njerëz në Milano dhe Romë t’i nënshtrohen këtij instalimi.

“Kjo teknologji është krijuar për të na ndihmuar. Është sikur të kesh pak supërfuqi”, tha Larsen.
“Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë që ky lloj instalimi nga ka GPS dhe se ne nuk i ndjekim klientët. Por, është e qartë se njerëzit kanë frikë nga teknologjia për shkak të filmave”, shtoi ai.
Ndërkaq, Rob van Eyck nga Forumi Europian mbi Ardhmërinë e Intimitetit, shtoi se kjo lloj teknologjie është e njejtë me kartat bankare dhe se rreziqet janë të njejta.
Kompania thekson se nuk ka asnjë arsye të frikësohet. Një zhvillim i madh dhe përdorimi masiv i çipave pritet me zhvillimin e teknologjisë me të cilën çipi do të funksionojë si një kuletë.
“Shpresoj që pagesa do të bëhet funksioni kryesor. Unë pres një të ardhme në të cilën çipi do të bëhet një lloj identiteti i lëvizshëm”, thotë Levin. Tashmë po bëhen negociata në Itali në këtë drejtim me Vodafone dhe PayPal, dhe kompania britanike BioTech po zhvillon gjithashtu teknologji për pagesa të çipave pa kontakt dhe po shpreson për një rezultat të shpejtë./arbresh.info/
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentali...
Dëm mbi 18 mijë euro, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqp...
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë
Osmani i ankohet një qytetari: “Nuk po dojnë me m’bë preside...
Shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët s...
Petritsch: Bllokadat e brendshme dhe mosnjohjet po e dëmtojn...