Ditë më parë është shfaqur vetëm një pjesë nga brendia, ndërsa tani shihet dukja e jashtme në tërësi
Për një kohë të gjatë, dihet se Mazda është duke punuar në një makinë që mbushet me rrymë, ndërsa ditë më parë, u shfaq vetëm një pjesë që ndodhet në brendi.
Së fundmi, është treguar edhe dukja e makinës, të cilën Mazda do ta prezantojë gjatë javës që vjen në Tokyo Motor Show.
“Nuk do të duket si frigorifer”, ka thënë shefi i dizajnit në Mazda, Jo Stenuit, duke shtuar se do të dallojë prej makinave tjera elektrike, që kanë forma shumë katrore.
Linjat e kësaj makine, duken mjaft të rrumbullakosura, megjithatë, nuk ka arritur t’i ikën formës katrorë që e ka struktura e pothuajse çdo makine.
Krahas kësaj veture, që shfaqet më 23 tetor, pritet që Mazda të sjellë edhe ndonjë model tjetër të ri dhe me dukje të mirë. /Telegrafi/
Reforma e inspektimeve/ Rama: Do të ketë certifikim, trajnim...
I burgosuri shqiptar vret një pakistanez në qeli, dënohet me...
Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për zgjedhje...
Macron për dialogun me Rusinë: Bisedimet duan kohë, priorite...
“E paplotë dhe e mangët në mesazh”, LDK arsyetohet pse nuk v...
Ngrihet flamuri i UÇK-së në oborrin e UP-së si shenjë mbësht...