Sipas një studimi nga Universiteti i Teksasit, monedha digjitale ‘Tether’, e lidhur me dollarin amerikan, u përdor artificialisht për të fryrë çmimet e Bitcoin.
Profesori i financave në universitet, John Griffin si dhe studenti i diplomuar Amin Shams, analizuan blerjet me bllokada dhe zbuluan se blerjet kryesore të Tether ishin të caktuara për të ndjekur rëniet e tregut dhe ndihmuan në stabilizimin e ‘hapësirës’ së Bitcoin, raporton CNN, transmeton lajmi.net
“Këto modele nuk mund të shpjegohen nga kërkesa e investitorëve,” thanë ata në studim.
Griffin dhe Shams gjithashtu kanë zbuluar kohët e fundit se VIX, indeksi i luhatshmërisë së Wall Street ishte duke u manipuluar.
Çmimi i bitcoin ka rënë 1% të mërkurën në rreth 6.485 dollarë, sipas CoinDesk.
Bitcoin vazhdoi disa ditë pas u hakua masivisht në Korenë e Jugut. Të hënën, Coinrail i Koresë së Jugut tha se ishte hakuar dhe rreth 30% të valutave virtuale ishin vjedhur.
Koreja e Jugut është një nga tregjet më të mëdha për tregtinë kripto në botë.
IKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është...
Publikohet formacioni e javës në Ligën e Kampionëve – ...
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League