Makinat fluturuese do të dalin nga spektri i fantashkencës për të hyrë në botën e realitetit, falë një prototipi që do të zbulohet brenda vitit 2017.
Tom Enders, drejtuesi i kompanisë “Airbus” ka folur për divizionin e “Urban Air Mobility”, që do të shërbejë pikërisht për dizinjimin e makinave fluturuese.
Objektivi i “Airbus” do të jetë testimi i makinave fluturuese elektrike, të cilat do të kryejnë një ulje vertikale nga një apo më shumë vendstacione, të cilat prenotohen mes një aplikacioni specifik, i cili mund të shkarkohet në çdo telefon inteligjent.
Nga ana tjetër, Uber po teston një shërbim të ngjashëm, i cili të mundëson prenotimin e një helikopteri.
Një nga konceptet e studimeve të “Airbus” quhet “Vahana”, një mjet fluturues i autopilotuar që mund të transportojë pasagjerë ose mallra.
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...