Ministri i Komunikimit i Rusisë, Nikolai Nikiforov, tha se gjykata mund të bllokojë aplikacionin e mesazheve Viber, nëse ky i fundit ndjek shembullin e shërbimit të mesazheve Telegram dhe refuzon të ndajë të dhënat me Shërbimin Federal të Sigurisë ruse.
“Nëse Shërbimi Federal i Sigurisë ka probleme me sigurimin e mjeteve koduese, ai mund t’i drejtohet gjykatës dhe të marrë urdhër të ngjashëm nga gjykata”, u tha Nikiforov gazetarëve, pasi u pyet nëse Viber mund të ketë fatin e njëjtë si Telegrami.
Muajin e kaluar, rregullatori shtetëror i mediave në Rusi, Roskomnadzor, ka nisur ndalimin e Telegramit.
Ky i fundit ka refuzuar të ndajë të dhënat me Shërbimin Federal të Sigurisë ruse, duke u thirrur në shqetësimet për privatësinë, dhe ka premtuar se do ta mbajë aplikacionin në funksion përkundër ndalesës.
Masa për të bllokuar Telegramin ka thelluar shqetësimet se Qeveria ruse po synon t’iu mbyllë rrugët kritikëve, në vitin kur presidenti Vladimir Putin ka nisur mandatin e ri gjashtëvjeçar.
Haradinaj përkujtohen viktimat e Korishës dhe heronjtë e fam...
Trump publikon një hartë që tregon Venezuelën si pjesë të Sh...
OVL UÇK nderon Tahir dhe Nebih Mehën: Sakrifica e tyre, simb...
Rama: Partneritetet me Japoninë vazhdojnë të jenë shembull i...
Saranda me parkimin e parë publik, Koçiu: Do menaxhojë fluks...
Risi në renditje, këto janë “Top 10-shet” e partive politike...