Të rinjtë janë frekuentuesit më të shpeshtë të rrjeteve sociale, por ata nuk janë në dijeni për rrezikun që sjell një gjë e tillë për shëndetin e tyre mendor.
Një kërkim i fundit i shoqatës bamirëse britanike Royal Society for Public Health tregon se Instagrami është rrjeti social më i rrezikshëm për shëndetin e të rinjve. Pasojat janë të shumta si ankthi, pagjumësia, depresioni.
Shtatë përdorues në dhjetë në Instagram do të kishin vështirësi me imazhin e trupit të tyre dhe kjo shkakton ankth. Në vend të tretë, është SnapChat.
Në studim janë intervistuar 1500 të rinj, të moshës 14-24 vjeç, për të gjetur një lidhje mes shfaqjes së problemeve mendore dhe rrjeteve shoqërore. Objekt i këtij studimi, përveç Instagram e SnapChat, ishin edhe Facebook, Twitter e YouTube.
Sipas rezultateve të studimit, e vetmja platformë që nuk mori vlerësim negativ ishte YouTube. /Arbresh.info
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...