Kremlini tha se heqja nga Facebook-u e llogarive të kontrolluara nga mediat ruse, është një hap armiqësor që “mban erë” të censurës.
Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, i bëri këto komente të enjten, pak ditë pasi Facebook ka njoftuar se ka fshirë dhjetëra faqe të lidhura me Rusinë, e cila akuzohet për shfrytëzimin e medias sociale për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.
I pyetur nga gazetarët nëse ky veprim është manifestim i armiqësive dhe i censurës, Peskov tha: “Po, është”.
Më 3 prill, gjiganti social ka thënë se ka fshirë 70 llogari dhe 138 faqe në Facebook, si dhe 65 llogari në Instagram – 95 përqind e të cilave kanë qenë në gjuhën ruse.
Po sipas tij, llogaritë dhe faqet e fshira kanë pasur një milion ndjekës në Facebook dhe 500,000 në Instagram – shumica e tyre në Rusi, Ukrainë, Azebajxhan dhe Uzbekistan.
Rusia ka mohuar se ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA.
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...