Counter-Strike është falas për t’u luajtur, por lojtarët mund t’i shpenzojnë paratë e tyre në “skins”, p.sh. variante ngjyrash dhe modelesh, si dhe armë në video-lojë që arrijnë shifra të larta.
Edhe pse ata rregullisht fitojnë qindra dhe madje mijëra dollarë, një armë kohët e fundit pushtoi botën e video-lojërave kur u shit për mbi një milion dollarë amerikanë.
Krijuesi i përmbajtjes Jake Lucky publikoi një pamje të lëkurës në llogarinë e platformës X dhe shkroi se “kjo nuk është arma më e shtrenjtë në CS, por është më e shtrenjta që është shitur publikisht”.
The most expensive skin in Counterstrike history was publicly sold this morning, a StatTrak Factory New AK-47 Blue Gem pattern 661
For over $1 million pic.twitter.com/1FdxoNM2ov
— Jake Lucky (@JakeSucky) June 5, 2024
Gjithashtu, nuk dihet saktësisht se sa është paguar arma, vetëm se ka kushtuar mbi një milion dollarë.
Kjo është arma e re e StatTrak Factory AK-47 Blue Gem 661.
Shitësi i armës në të vërtetë është Sam (@roflmonster), i cili deklaroi në X se nuk mund të thotë se kush është blerësi dhe për çfarë shume është shitur arma, por tha se “oferta prej një milion dollarësh është refuzuar disa herë”.
Një sasi kaq e lartë e shitjeve ishte e mundur sepse arma është unike, d.m.th. vetëm një në Counter-Strike dhe lojtarët për të mësuan vetëm në fillim të këtij viti. /Telegrafi/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...