Kompania Strategy Analytics ka publikuar informacionet e hulumtimeve për gjendjen në tregun e telefonave të mençur dhe shitjes, përkatësisht popullaritetit të pajisjeve mobile.
Bëhet fjalë për të dhënat e çerekut të dytë të këtij viti, përkatësisht periudhës ndërmjet prillit dhe qershorit dhe nuk është vështirë të konkludohet se telefonat më të shitur në botë janë iPhone 7 dhe 7 Plus, si dhe Samsung S8 dhe S8+, transmeton KosovaPress.
Telefoni më i popullarizuar i Apple, iPhone 7 është shitur në 17 milionë njësi, duke zënë 4,7 për qind të tregut, derisa modeli tjetër iPhone 7 Plus në këtë periudhë është shitur në 15,1 milionë njësi, duke zënë 4,2 për qind të tregut.
Telefoni Samsung Galaxy S8 është shitur në dhjetë milionë njësi, duke zënë 2,8 të tregut, derisa numri i dërgesave të modelit më të madh S8+ ka arritur në 9 milionë. Vendin e pestë në listë e zë Xiaomi Redmi 4A me 5,5 milionë njësi të shitura.
Gjatë këtij tremujori janë shitur gjithsej 360 milionë telefona të mençur, ndërsa do të jetë interesante se si do të shkojë shitja në çerekun e tretë kur të fillojë shitja e modelit të ri Samsung Galaxy Note, iPhone 8, Nokia 8, LG V30 dhe Google Pixel 2.
Një muaj që nga fillimi i luftës me Iranin, mijëra njerëz ja...
UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së f...
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...