Ka shume aresye pse interneti në celularin tuaj konsumohet shpejt? Fotot me rezolucion të lartë dhe videot që shihni harxhojnë shumë MB internet në pak minuta, transmeton arbresh.info.
Çfarë mund të bëni për këtë? Së pari, mund të ndaloni mundësinë që videot të luhen automatikisht në celularin tuaj. Për këtë ndiqni këto hapa. Tek More (tre vijat horizontale në skajin e djathtë lart) > Help and Settings > App Settings > Auto-play.
Sipas PcWorld, gjithashtu, ekziston një mënyrë më e mirë për të kursyer dhe ajo është Data Saver. Cili është funksioni i Data Saver?
Data Saver jo vetëm që ndalon luajtjen automatike të videove, por gjithashtu redukton rezolucionin e çdo imazhi që shfaqet në News Feed. Për ta aktivizuar duhet të drejtoheni tek opsioni More. Shfletoni gjersa të gjeni Data Saver.
Në ndërfaqen e radhës që do të shfaqet, klikoni On. Pasi ta keni aktivizuar do t’ju dalë një opsion i ri i cili u kërkon ç’aktivizimin e saj kur jeni të lidhur me Wi-Fi.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...