Spekulimet vazhdojnë të shtohen se iPhone i palosshëm i Apple i përfolur prej kohësh mund të debutojë vitin e ardhshëm.
Analisti i njohur Ming-Chi Kuo raportoi të mërkurën se kompania planifikon të lansojë një iPhone të palosshëm në fund të vitit 2026 ose në fillim të 2027.
Sipas Kuo, pajisja mund të kushtojë midis 2000 dhe 2500 dollarë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Pritet të ketë një ekran të brendshëm 19 centimetra dhe një të brendshëm 13 centimetra.
Ky raportim vjen pasi Apple mbetet i vetmi prodhues i madh i telefonave pa pajisje të palosshme.
Kompania thuhet se ka punuar për një të tillë prej vitesh, por është përballur me sfida me qëndrueshmërinë e ekranit.
Ndryshe, Bloomberg raportoi në dhjetor se Apple po zhvillon një iPad të madh të palosshëm që mund të zgjerohet në madhësinë e dy iPad Pro. /Telegrafi/
I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen ...
Gjukanoviq uron Kurtin për fitoren gjatë një takimi në Prish...
Vazhdon ‘greva’ e Ronaldos, nuk do të jetë preze...
Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës
ShBA dhe Rusia bien dakord të rikthejnë dialogun ushtarak
Barcelona merr konfirmim të madh financiar: Rikuperimi ekono...