Internet Explorer nuk do të ekzistojë më.
Microsoft njoftoi se “browser”-i 25-vjeçar do të zhduket nga interneti në 17 gusht të vitit 2021. Gjiganti i teknologjisë e dha lajmin me anë të një postimi në blog, duke theksuar se stafi i Microsoft nuk do të sjellë të reja për Internet Explorer 11 duke nisur nga 30 nëntori i vitit 2020.
Ky njoftim kishte kohë që pritej, që kur Microsoft solli “browser”-in e ri Edge 5 vite më parë. Internet Explorer e ka pasur kulmin e tij në vitet 2002-2003, kur rreth 95% e përdoruesve të internetit përdornin këtë shfletues. Por, nuk e përballoi dot konkurrencën dhe në maj të vitit 2012 u zyrtarizua se “browser”-i më i përdorur në botë ishte Google Chrome.
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Krye...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet