Duke filluar nga dita e sotme Instagram do të lejojë një grup personash të ftojnë përdorues të tjerë të bëhen pjesë e një transmetimi live.
Përdoruesit mund të shtojnë një tjetër person në një transmetim live duke klikuar një ikonë në cepin e djathë poshtë gjatë një transmetimi live.
Ashtu si me çdo video transmetim tjetër, ndjekësit mund të komentojnë dhe të shohin transmetimin. Sipas postimit në blog të Instagram përdoruesit mund të heqin dhe të shtojnë persona të tjerë në çdo moment.
Pas përfundimit të transmetimit live, videoja mund të ruhet në formën e një historie por edhe të fshihet shkruan PCWorld Albanian.
Diçka e tillë ende nuk është e mundur në aplikacionet e tjera popullore si Youtube dhe Snapchat. Videot live me të ftuar gjatë transmetimit do të jenë të disponueshme në muajt në vijim tha Instagram.

Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit