Huawei duket se ka arritur një rekord historik, duke lënë pas Apple e duke u bërë “smartphone” i dytë më i shitur në botë.
Prodhuesi kinez i “smartphone”-ve ka shitur rreth 54 milionë telefona gjatë tremujorit të fundit, 40 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kjo sasi telefonash “të zgjuar” të shitur është e mjaftueshme, jo vetëm për të mundur Apple, por edhe për të ngushtuar distancën me liderin e tregut, Samsungun.
Ky i fundit ka shitur më shumë se 70 milionë telefona në tremujorin e fundit, duke shënuar një rënie prej 10 përqindësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja e vazhdueshme e Huaweit është mbresëlënëse sipas ekspertëve, pasi ka mundur të hyjë dhe të dalë në majë, në tregje ku deri kohët e fundit emri i tij ishte i panjohur.
Huawei është ngjitur në vendin e dytë, pavarësisht se virtualisht është i përjashtuar nga ekonomia më e madhe në botë.
“Smartphone” kinez dhe prodhuesi i pajisjeve të telekomit është penguar në SHBA, kryesisht për shkak të shqetësimeve të zyrtarëve se teknologjia e tij mund të përdoret nga qeveria kineze për të mbledhur të dhëna sekrete.
Vet Huawei e ka mohuar në vijimësi se produktet e tij përbëjnë rrezik sigurie. Në vitin 2017, Huawei kishte thënë për CNN-in se synonte që të bëhej numri një në industri.
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...