Sipas shumë raporteve, Google do të mbajë një event më 29 shtator për të prezantuar telefonin e ri të mençur nga Nexus në San Francisco.
Në këtë event gjiganti kërkimor do prezantojë brendin e ri LG Nexus dhe Huawei Nexus, shkruan arbresh.info. LG pritet se do ofrojë pajisjen e njëjtë Nexus që solli në vitin 2013, derisa Huawei Nexus do të jetë më i vogël se fableta Nexus 6 nga Motorola.
Ky do të jetë telefoni i parë Nexus nga Huawei, një kompani që duket qartë se do shfrytëzojë këtë si një mënyrë për të fituar njohjen e brendit tek tregu. Përveç kësaj, të dy pajisjet e reja sigurisht që do përdorin platformën e lansuar së fundmi nga Google, Android 6.0 Marshmallow.
Raportet e fundit nuk zbulojnë detaje rreth çmimit, por arbresh.info do iu njoftojë për çdo lajm rreth telefonit të ardhshëm./arbresh.info
Konfirmohet: Eskorta e Albin Kurtit që u godit me vezë në Sk...
Greta Thunberg deportohet, thotë Izraeli, pasi u ndalua anij...
Ylli i Real Madridit i kërkon një takim Xabi Alonsos për ta ...
Serbia merr gati dy miliardë euro hua për të paguar avionët ...
Zoran Vukotiq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në K...
Presidentja Osmani udhëton drejt Japonisë