Sot, Huawei njoftoi pakon e re të pajisjeve, Mate 20 dhe Mate 20 Pro. Siç mund ta shihni prej fotove, ata sjellin konfigurimin e trefishtë të kamerave sikurse P20 Pro i pranverës së kaluar dhe së bashku këto kamera sjellin deri në 40 megapikselë.

Në të vërtetë, kamera primare RGB është 40 megapikselë, dhe ka një lente telefoto tetë megapikselëshe. Këtë herë megjithatë, nuk ka asnjë lente monokrome, pasi ajo është zëvendësuar me një lente me kënd të gjerë 20 megapikselë.
Jo vetëm që kjo është më mirë për foto grupore, por Huawei thotë se do të jetë më e mirë edhe për imazhe makro, duke mundësuar fokusimin në një objekt vetëm 2.5cm larg.

Telefonët e rinj paketojnë procesorin e Huawei, Kirin 980. Ekziston gjithashtu një regjim i ri i kinemasë AI, ku mund të bëni efekt videosh gjatë kohës që po incizoni, të tilla si Color Pops.
Procesori Kirin 980 premton një përmirësim të shpejtësisë prej 20% dhe një përmirësim prej 40% në efikasitetin e energjisë.

Ju mund të keni vënë re se ka disa dallime të mëdha dizajni midis Mate 20 dhe Mate 20 Pro.
Mate 20 ka një sensor gjurmë gishtash në anën e pasme.
Mate 20 Pro gjithashtu mbështet ngarkimin pa kabllo të baterisë 4,200mAh. Mate 20 ka një ekran 6,34-inç LCD me rezolucione 2,244×1,080 në HDR, duke i dhënë një raport 18,7: 9.

Mate 20 Pro është pak më i vogël, në 6.39 inç dhe me një raport 19.5: 9, por me një panel prej 3.120×1.440 OLED.
Të dy pajisjet vijnë në Twilight, Emerald Green, Pink Gold dhe Blue Midnight. Mate 20 ka një çmim prej 799 eurosh, ndërsa Huawei Mate 20 Pro vjen në vlerë prej 1,049 euro. /Telegrafi/
Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në...
Gold AG publikon foto të veçantë me të bijën: E mira e babit...
Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP kryemin...
Vitin e shkuar u ngritën 15 aktakuza për krime lufte, 10 pre...
Çitaku: Reagimi qytetar e ndali skenarin e LVV-së për përmby...
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa hequr dorë nga armët ...