Kompania HONOR ka lansuar smartphone-in e ri HONOR X9d 5G, i cili synon të rrisë standardet e qëndrueshmërisë dhe performancës.
Pajisja thuhet se është projektuar me një strukturë 6-shtresore anti-rënie dhe teknologji Ultra Bounce Anti-Drop 3.0, X9d ofron 112% më shumë mbrojtje sesa modelet e mëparshme.
Ajo ka gjithashtu rezistencë ndaj ujit IP69K dhe mund të përballojë pluhurin dhe temperaturat ekstreme.
Pajisja vjen me një bateri 8,300mAh, e cila ofron deri në dy ditë përdorim intensiv dhe mbështet karikim të shpejtë 66W.
Ekrani OLED 6.79-inç me 120Hz siguron një pamje të qartë edhe nën dritën e diellit, ndërsa kamera 108MP dhe AI Editor e bëjnë fotografinë dhe redaktimin më të lehtë dhe profesional.
HONOR X9d 5G thuhet se kombinon qëndrueshmëri, performancë dhe inovacion, duke e bërë atë smartphone-in ideal për aventurierët dhe profesionistët. /Telegrafi/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...