Pasi në treg nevojiten më shumë hiper-SUV
Prodhuesi francez Bugatti, i njohur për luksin dhe fuqinë e makinave sportive, nuk ka dalë prej koncepteve që ka, për të ndërtuar edhe vetura tjerë, transmeton Telegrafi.
Përkundër prezantimit të EB112 dhe Galibier, asnjëherë nuk i ktheu në makina, por mbetën vetëm si koncepte të harruara në kohë.
Madje, mohoi se do të sjellë ndonjëherë makinë SUV, megjithëse është shumë e kërkuar në treg.
Duke u bazuar në hiper-makinën Lmborghini Urus, që është kthyer në makinë sportive dhe familjare, njëjtë është vepruar edhe me një Bugatti.
Ka qenë pikërisht modeli Chiron, i cili është ngritur në masë të madhe, teksa ka pësuar ndryshime në tërë eksterierin.
Dera që i hapet lartë, rrotat e gjera, vrazhdësia e pjesës së jashtme dhe enterieri i bollshëm, janë pjesë e një skice, që tregon se si do dukej një Bugatti Chiron i kthyer në SUV.
Mbase edhe do ia mbushte mendjen zyrtarëve të kompanisë, që ta krijojnë një të tillë. /Telegrafi/


Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3
Kaluan ilegalisht kufirin në Gjilan, arrestohen katër shteta...
Asllani: Ndonjëherë pasoj me sy mbyllur
Incident në Mitrovicën e Veriut: Një burrë goditet me gur në...
Vidhen dy armë në një shtëpi në Shtime