Ju kujtohet grupi i hakerëve keqdashës Lizard Squad që rrëzoi sistemin e PlayStation Network dhe Xbox Live gjatë Krishtlindjeve të kaluara përmes sulmeve DDoS?
Sulmet e tilla shkaktuan shumë probleme për gjigantin Sony dhe Microsoft, por siç duket ju nuk do të jeni në gjendje të luani në Xbox apo Play Station as në këto Krishtlindje, shkruan arbresh.info. Një grup i ri i hakerëve kanë kërcënuar me sulme të tilla për të rrëzuar sërish Xbox Live dhe PlayStation gjatë Krishtlindjeve.
Në një seri postimesh, një grup i madh i hakerëve DDoS që quajnë vetën “Phantom Grup” njoftuan që ata do të ndërprerjen rrjetet e Xbox Live dhe PlayStation përmes sulmeve DDoS.
Ky sulm mund të ndalojë shumë admirues të lojërave në mbarë botën të shijojnë ofertat dhe dhuratat e reja për Krishtlindje në lojërat online./arbresh.info
Bombardimet amerikane në Iran/ Reagimi i parë i Khameneit: S...
Plagosi me armë 26-vjeçarin në Shkodër, shpallet në kërkim a...
Inteligjenca artificiale e WhatsApp-it ndan aksidentalisht n...
Yildiz në skenë, të tjerë në hije – ndryshon hierarkia e Juv...
Izraeli nis sulme ndaj infrastrukturës ushtarake iraniane
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj