Google po sheh të gjitha aspektet e jetës dixhitale të njerëzve, që nga emaili, kërkimet, hartat, kalendarët, çka do të thotë se di jo pak për 1.17 miliardë përdoruesit e tij. Por tashmë, gjiganti teknologjik do ta dijë se kur do të vdisni.
Grupi i risisë së krijuar, Medical Brain, po përdor një mënyrë të re algoritmi të inteligjencës artificiale për të parashikuar gjasat e vdekjes mes pacientëve spitalorë.
Në një dokument të publikuar në revistën “Nature” thuhet me detaje se si algoritmi parashikues përdoret grupe të mëdha të dhënash për të përcaktuar nëse pacientët e sëmurë do të mbijetonin në dy spitale të ndryshme.
Për të parashikuar vdekshmërinë e pacientëve, Medical Brain i Google ishte 95 për qind i saktë në spitalin e parë dhe 93% i saktë në spitalin e dytë.
“Kjo ishte dukshëm më e saktë se modelet tradicionale të parashikimeve. Këto tejkaluan modelet tradicionale. Parashikimet klinike në të gjitha rastet. Ne besojmë se kjo përpjekje mund të përdoret për të na dhënë një shkallë të saktë parashikimi për raste të ndryshme klinike”, thuhej në dokument./tch/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK