Kompania amerikane “Google” njoftoi sot nxjerrjen e “Perspective”, një mjet informatik i bazuar mbi inteligjencën artificiale që ndihmon median të kontrollojnë automatikisht komentet në internet dhe të bllokojë mesazhet me urrejtje.
Ky API (ndërfaqe informatike) që propozohet falas, i mundëson botuesit të krijojnë programe që do të njoftojnë për mesazhet “toksike” të dërguara në forumet e tyre dhe të mund të rregullojnë sipas dëshirës nivelin e toleruar para publikimit.
“Perspective” është testuar nga shumë botues si të përditshmet amerikane, “New York Times” dhe britanikja “The Guardian” si dhe faqja “Wikipedia”, ku sistemi mëson automatikisht mesazhet e gjykuara me urrejtje apo jashtë subjekti nga moderatorë njerëz.
Qëllimi është që të lehtësohet puna e ekipeve redaktuese, shpesh të mbytur nga sasia e komenteve me urrejtje që pengojnë bisedimet, duke detyruar shumë gazeta të mbyllin seksionet e komenteve.
“Media kërkon të inkurajojë bisedimet mbi përmbajtjen e tyre, por të analizosh miliona komente për të gjetur ato që nuk lejohen atyre u kushton shumë kohë, punë dhe para”, thekson në blogun e tij të “Google” Jared Cohen, presidenti i “Jigsaw”, seksioni i “Google” që ka prodhuar këtë program.
Para “Google”, “Twitter” ka njoftuar gjithashtu në fillim të shkurtit se do të sulmonte mesazhet me urrejtje, shpesh anonime, duke mundësuar identifikimin e autorëve dhe duke i penguar të rikrijojnë llogari falso, ose duke i fshehur nga kërkimet e përdoruesve të tjerë.
“Google”, “Facebook”, “Twitter” dhe “Microsoft” nënshkruan vitin e kaluar një “kod të sjelljes së mirë” me Komisionin Evropian ku ata angazhohen se do të shqyrtojnë brenda 24 orëve shumicën e përmbajtjeve me urrejtje të sinjalizuara nga përdoruesit duke i fshirë nëse është e nevojshme.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës