Tre gra që punonin në Google kanë ngritur një padi kundër gjigantit teknologjik, duke pretenduar se ‘paguan gratë më pak se burrat, për punë të krahasueshme’.
Padia thotë se Google është në dijeni të situatës, por nuk ka lëvizur për ta rregulluar atë. Kjo padi vjen në një kohë kur kompanitë në Silicon Valley përballen me rritjen e kontrollit mbi marrëdhëniet gjinore.
Google është gjithashtu nën hetim nga Departamenti Amerikan i Punës mbi praktikat e saj të pagave.
“Është koha për të ndaluar injorimin e këtyre çështjeve në teknologji,” tha Kelly Ellis, një inxhiniere e softuerëve në Google dhe një nga gratë që paraqitën padinë.
Ajo ka postuar në Twitter se shpreson që padia do të detyrojë Google dhe kompanitë e tjera, të ndryshojnë praktikat e tyre, transmeton tch
Padia, e depozituar në një gjykatë në San Francisko, thotë se Google diskriminon personelin femëror me pagë më të ulët, promovim më të kufizuar dhe më pak mundësi përparimi krahasuar me burrat me kualifikime të krahasueshme.
“Zonja Ellis u punësua në vitin 2010 në një nivel të caktuar zakonisht për të diplomuarit e kolegjit, megjithëse ajo kishte katër vjet përvojë, ndërsa një koleg mashkull, me nivele të ngjashme të përvojës, filloi në një shkallë më të lartë”, thuhet në padi
Ajo u caktua gjithashtu në një rol më pak prestigjoz inxhinierik dhe dha dorëheqjen nga Google katër vjet më vonë, për shkak të kulturës seksiste.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...