Google thotë se AlphaGo Zero, programi i saj i inteligjencës artificiale triumfoi në lojën e shahut kundër Stockfish 8.
Divisioni “DeepMind” i Google, sektori që është i ngarkuar me ndërtimin dhe avancimin e inteligjencës artificiale, thotë se AlphaGo Zero luajti 100 lojë kundër Stockfish 8, një program i ndërtuar posaçërisht për lojën e shahut, duke mos humbur asnjë ndeshje.
Deri para sfidës me Google, Stockfish 8 ishte i pamposhtuar në lojën e shahut.
Google thotë se AlphaGo Zero është në gjendje të përvetësojë me shpejtësi lojërat dhe për shahun i është dashur pak orë.
Ky ishte testi i dytë i inteligjencës artificiale të Google dhe më i vështirë se i pari, që ishte kundër kampionëve njerëzorë të lojës “Go”./tch/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...